Këshilli i Bashkësisë Islame(KBI) në Bujanoc pranë BPBM-së, ka ndihmuar familjen Musliu nga lagja Kollonia e fshatit Tërnoc.
Njëra nga familjet me kushte të vështira në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit është edhe familja e Halit Musliut, nga Tërnoci. Haliti është 55 vjeçar dhe ka nëntë fëmijë,
Haliti dhe bashkëshortja e tij Ajshe me fëmijët e tyre jetojnë në një shtëpi të vjetër me tre dhoma dhe një korridor.
Kjo familje tash e tutje do të ketë edhe më vështirë, ngase kryefamiljari Haliti vuan nga një sëmundje e zemrës e cila e pengon në sigurimin e kafshatës së gojës.
Mjekët tashmë ia kanë caktuar diagnozën e sëmundjes i cili dita ditës pritet të operohet në qendrën klinike të Nishit.
Ajshe Musliu, bashkëshortja e tij shprehet se e ka shumë vështirë, pasi burri i saj është i sëmurë dhe nuk mund të punojë,ndërkaq ajo falënderon të gjithë ata që po i ndihmojnë.
Duke e parë këtë rast të rëndë të kësaj familje KBI në Bujanoc pranë BIPBM-së përmes një aksioni ka ndihmuar me mjete financiare.
Bejtullah Bejtullahu kryetar i KBI-së, ka thënë se familja në fjalë ka bërë kërkesë tek ne dhe duke e shqytuar rastin në fjalë kemi marrë aksion dhe me disa mjete u kemi dalë në dihmë.
Bejtullahu me këtë rast ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të ndihmojnë këtë familje e cila përveç kushteve të rënda sociale po përballet edhe me sëmundjen e kryefamiljarit./Lugina Press/







