Home Aktuale BIPBM ndihmon familjen Musliu në Tërnoc me gjendjen...

BIPBM ndihmon familjen Musliu në Tërnoc me gjendjen e rëndë ekonomike dhe sëmundjen e kryefamiljarit

1169
0
SHARE

Këshilli i Bashkësisë  Islame(KBI) në Bujanoc  pranë BPBM-së,  ka ndihmuar familjen Musliu nga lagja Kollonia  e fshatit Tërnoc.

Njëra nga familjet me kushte të vështira në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit  është edhe  familja e Halit Musliut, nga Tërnoci. Haliti është 55  vjeçar dhe  ka nëntë fëmijë,

Haliti   dhe bashkëshortja e tij Ajshe  me   fëmijët e tyre jetojnë në një shtëpi të vjetër me tre dhoma dhe një korridor.

Kjo familje tash e tutje do të ketë edhe më vështirë, ngase kryefamiljari Haliti vuan nga një sëmundje e zemrës e cila e pengon në sigurimin e kafshatës së gojës.

Mjekët  tashmë ia kanë caktuar diagnozën  e sëmundjes i cili dita ditës pritet të operohet në qendrën klinike të Nishit.

Ajshe Musliu, bashkëshortja e tij  shprehet se e ka  shumë vështirë, pasi burri i saj është i sëmurë dhe nuk mund të punojë,ndërkaq ajo  falënderon të gjithë ata që po i ndihmojnë.

Duke e parë këtë rast  të rëndë të kësaj  familje KBI në Bujanoc pranë  BIPBM-së  përmes një aksioni ka ndihmuar me mjete financiare.

Bejtullah Bejtullahu kryetar i KBI-së,  ka thënë se familja në fjalë ka bërë kërkesë tek ne dhe duke e shqytuar rastin në fjalë kemi marrë aksion dhe me disa mjete u kemi dalë  në dihmë.

Bejtullahu me këtë rast ka  ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të ndihmojnë këtë familje e cila përveç  kushteve të rënda sociale po përballet edhe me sëmundjen e kryefamiljarit./Lugina Press/