Home Aktuale “Mjekët e Luginës” me aktivitete shëndetësore me rastin e ditës botërore të...

“Mjekët e Luginës” me aktivitete shëndetësore me rastin e ditës botërore të shëndetit

1083
0
SHARE

7  prilli është dita botërore e shëndetit , kjo ditë nesër do të shënohet edhe në luginë të Preshevës me një sërë aktivitetesh  të ndryshme.

Shoqata”Mjekët e Luginës” me rastin e ditës botërore të shëndetësisë si në Bujanoc e po ashtu edhe në Preshevë organizon aktivite  ditore.

Fillimisht   nga ora 10:00  në qënder të qytetit  në Bujanoc do të bëhet gratisë matja e glikemisë apo sheqerit në gjak dhe matja e tansinot për të gjithë qytetarët,  ka thënë doktor Adnan Salihu nëkryetar i shoqatës “Mjekët e Luginës”.

Salihu  po ashtu  thotë se nesër   në hotel  Rozafa në Bujanoc  duke filluar nga ora 19:00 për personelin mjekësorë  do të mbahen ligjërata me temën,” Depresioni” me ligjëures dr.Fejzulla Nebiu dhe temën  tjetër “Diabeti “me liëgjërues Ylber Islami.

Nënkryetari i shoqatës “Mjekët e Luginës” fton të interesuarit  që në ditën botërore të shëndetësisë të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar  ku do të bëhet matja  e sheqerit në gjak  e po ashtu  dhe matja e tensionit./Lugina Press/