Lejimi i teksteve të gjuhës shqipe për përdorim në shkollat e mesme është dëshmi e politikës së matur të cilën e ka udhëhequr përbërja e kaluar e KNSH-së.
Sigurimi i teksteve nga Shqipëria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, proces ky i filluar qysh në vitin 2011, është hap konkret drejt zgjidhjes së problemit të teksteve shqipe.
Përbërja e kaluar e KNSH-së ka arritur që nëpërmjet Shqipërisë të siguroj 16 tekste shkollore në gjuhën shqipe, tekste këto për nxënësit e shkollave fillore.
Edhe pse sigurimi i teksteve të gjuhës shqipe shënon suksesin e vetëm të kësaj përbërjë të Këshillit Nacional përgjat 2 viteve sa edhe ata udhëheqin, një lajm i këtij lloji padyshim është për t’u përshëndetur.
Rruga të cilën e ka ndërtuar KNSH në kohën kur me të ka udhëhequr PVD dhe UDSH sot po dëshmohet si rrugë e drejt, prandaj inkurajojm udhëheqësit e sotëm të ndjekin të njejtën rrugë.






