Home Aktuale Zvillohet seanca e shtatë e Këshillit Komunal të Bujanocit

Zvillohet seanca e shtatë e Këshillit Komunal të Bujanocit

826
0
SHARE

 Është zhvilluar sot senaca e shtatë e Këshillit  Komunal të Bujanocit.

Ndër pikat kryesore të kësaj  seance ishte pika e parë e cila u propozua në fillim të seancës nga kryetar i  komunës së Bujanocit, vendimi mbi  nisjen e shuarjes së ndarmarrjes direksioni  për ndërtim në Bujanoc e cila u votua  nga të gjithë këshilltarët  komunal.

Kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se  ky është  një vendim   në mënyrë që përfundimisht të rrespektohen normat ligjore të shuarjes së ndërrmarrjes publike për ndërtim e njëkohësisht të rregullohet statusi i punëtorëve të kësaj  ndërmarrje.

Kamberi  po ashtu theksoi se ky vendim po sa të votohet  edhe nga Kuvendi Komunal më pas administrata publike dhe ndërrmarrja komunalia të shpallin konkurs intern për pranimin e këtyre punëtorëve.

Në seancën e sotme po ashtu është dhënë raporti i punës me raportin  financiar i  bibliotekës “14  nëntori”, i shtëpisë së kulturës, organizatës turistike  dhe raporti  i punës së bashku me atë finaciarë i  qendrës për punës sociale në Bujanoc.

Ndërkaq në këtë seancë po ashtu  është formuar  komisioni për ndarjen e subvencioneve për zhvillimin e bujqësisë nga konkurset që do të shpallen nga komuna e Bujanocit.

Po ashtu është aprovuar edhe kërkesa e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc për pranimin e dy mjekëve në kohë të caktuar.

Në  seacë janë ndarë dhe mjete  prej  afro 200 mijë dinarëve  për  shpërblimin e nxënësve  të dalluar   të nacionalitetit romë./Lugina Press/