Pas thirrjes së këshilltarëve shqiptar në Komunën e Butelit si dhe reagimet e shumta në rrjetet sociale si dhe në disa portale nesër pritet që të realizohet një protestë paqësore në orën 9 të mëngjesit gjat kohës kur është organizuar vendosja e kryqit në Butel, informon portali Klan.
Shqiparët mendojnë se vendosja e kryqit në Butel bëhet si shkak për hakmarrje ndaj statujës së shqiponjës të vendosur në Çair të Shkupit. Rreziku i një shpërthimi të një konflikti ndëretnik në këtë rast është shum i lart duke u nisur nga fakti i çështjeve të ndjeshme fetare mes shqiptarëve dhe maqedonasve të cilët llogariten edhe si popujt më religjioz në Evrop. Rasti në fjal nëse eskalon protesta mund ti vendos para një kurthi shqiptarët të cilët pushteti aktual mund ti paraqes si fundamentalista islamik kundër fesë orthodokse.






