Home LAJME Obama: SHBA’të janë të gatshme të sulmojnë Irakun

Obama: SHBA’të janë të gatshme të sulmojnë Irakun

694
0
SHARE

Presidenti amerikan Barack Obama, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë gati për “të sulmuar islamistët në Irak”.

Në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se “SHBA’të janë të gatshme të godasin caqet islamiste në Irak”.

Megjithatë Obama ka nënvizuar se “forcat amerikane nuk do të kthehen për të luftuar në Irak”, raporton BBC.

Ai ka thënë se më shumë se 300 këshilltarë ushtarakë do të dërgohen për të ndihmuar qeverinë irakiane.

Obama u ka bërë thirrje krerëve irakian që të zhvillojnë një “agjendë gjithëpërfshirëse”. Kryeministri Shiit, Nuri Maliki, është akuzuar se vazhdimisht ka përdorur politikë anti-sunite.