Nesër më 24 prill e dielë mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në gjithë territorin e Serbisë.
Ato mbahen edhe në Lugina të Preshevës. Në komisionet komunale zgjedhore në tre komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, thonë se gjithçka është gati për procesin zgjedhor.
Ndërkohë që në komisionet komunale zgjedhore në Bujanoc dhe Preshevë ka arritur materiali zgjedhorë.
Fejzi Beqiri kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc ka thënë se gjithçka është përgatitur. Beqiri thot se numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.
Po ashtu edhe në Preshevë gjithcka është gati për zgjedhjet e 24 prillit thot Zeçirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në ktë komunë. Zeçiri bënë të ditur se në komunën e Preshevës, të drejtë vote kanë 37474 votues.
Ndërkaq në komunën e Medvegjës votohet vetëm për zgjedhjet parlamentare.
Qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës nesër mund të votojnë për zgjedhjet lokale dhe parlamentare nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00./Lugina Press/






