Home Aktuale Lugina e Preshevës gati për zgjedhjet e 24 prillit

Lugina e Preshevës gati për zgjedhjet e 24 prillit

943
0
SHARE

 Nesër   më 24 prill e dielë mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në gjithë territorin e Serbisë.

Ato mbahen edhe në Lugina të Preshevës. Në komisionet komunale zgjedhore në tre komunat  Preshevë, Bujanoc  e Medvegjë,  thonë se  gjithçka është gati për procesin zgjedhor.

Ndërkohë që në komisionet komunale zgjedhore në Bujanoc dhe Preshevë  ka arritur  materiali zgjedhorë.

Fejzi Beqiri kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc  ka thënë se gjithçka është përgatitur. Beqiri thot se  numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.

Po ashtu edhe në Preshevë gjithcka është gati për zgjedhjet e 24 prillit thot  Zeçirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në ktë komunë. Zeçiri bënë të ditur se    në komunën e Preshevës, të drejtë vote kanë 37474 votues.

Ndërkaq në komunën e Medvegjës  votohet  vetëm  për zgjedhjet parlamentare.

 Qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës  nesër mund të votojnë   për zgjedhjet lokale dhe parlamentare nga ora 07:00  e mëngjesit   deri në orën 20:00./Lugina Press/