Forma e shkëlqyer e Realit të Madrdit gjatë këtij viti po mahnit gjithë Spanjën, megjithatë nuk ndodh kështu me Barcelonën dhe futbollistët e saj. Për mbrojtësin e blaugranave Adriano Correia, forma e Los Blancos nuk e frikëson aspak Barcën.
“ Reali nuk na tremb aspak. Është e vërtetë që ata po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe këtë e treguan edhe në sfidën ndaj Schalkes, megjithatë edhe ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë përballë Manchester City-it, në një moment që asnjë nuk e priste”.
Më tej Adriano foli edhe për cështjen Neymar dhe për momentin që po kalon sulmuesi Brazilian.
“ Ne futbollistët, duhet të përqëndrohemi vetëm te futbolli I luajtur, me gjërat e tjera merret bordi drejtues I klubit. Neymar? Si shok e shoh cdo, ditë e më mirë. Ai ka qenë më shumë I preokupuar për dëmtimin sesa për gjërat e tjera që thuhen në media. Neymar është një profesionist I vërtete, ai po punon fortë për të arritur sa më shpejtë formën e tij maksimale”.
Në fund Adriano foli edhe për një dëshirë të madhe të tij.
“Iluzioni im më I madh është të marr pjesë në Kupën Botës me Brazilin. Gjithsesi për ta arritur këtë gjë unë duhet të bëj mirë te Barcelona. Kam shumë dëshirë të jem pjesë e kombëtares në kompeticionin që zhvillohet pikërisht në vendin tim, gjithsesi për momentin këtë dëshirë timen e shoh disi të vështirë për tu realizuar”.






