Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një postim në facebook ka thënë se mjetet e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës nuk janë paushall por se ato janë ndarë si rezultat i kërkesave konkrete të drejtuara me shkrim.
Ndër të tjera ka shkruar se nuk ka nevojë të bëhet politikë në këtë drejtim nGa askush ato janë ndarë nga institucioni për institucionin.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:
Mjetet e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë rezultat i kërkesave konkrete të drejtuara me shkrim.
Shpenzimi i tyre poashtu bëhet në bazë të kërkesave tona të parashtruara në komunikimin tonë institucional, për çka edhe janë të destinuara ato.
Ato nuk janë ndarë paushall. Aq më pak pa destinim. Prandaj edhe nuk ka nevojë për politikë e për poena politik.
Mjetet janë ndarë nga institucioni për institucionin.
Ato do të menaxhohen nga institucionet e do t’i shërbejnë qytetarëve.






