Home Aktuale Banorët e Tërrnovcit përkujtojnë 17 vjetorin e dëbimit nga ushtria serbe (video)

Banorët e Tërrnovcit përkujtojnë 17 vjetorin e dëbimit nga ushtria serbe (video)

791
0
SHARE

Banorët e  fshatit  Tërnoc të Bujanocit  kanë shënuar sot 17 vjetorin e dëbimit të banorëve të këtiij fshati  nga ushtria Serbe.

12107189_1167347466618510_1967875442696824176_n

 Më 23 prill të vitit 1999  rreth orës 17:00 u bë dëbimi banorëve të Tërnocit  mbi fshat  tek  muri i  lumit  të këtij fshati  pa dallim fëmijë, pleq, gra, burra, të sëmuar, ku pati edhe të paralizuar.

Për të përkujtuar këtë   tashnë dhe gjindet   një  pllakë  përkujtimore  në dalje të Tërnocit.

Kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti me këtë rast  theksoi se  ato momente    ishin  shumë kritike të pushtetit të atëhershëm, momente këto të cilat nuk do të harrohen kurrë.

Kjo ishte një sakrificë, një sfidë që përjetuam  ato momente dhe ne me qëndresën tonë dëshmuam se këtu jemi dem baba dem dhe do të qëndrojmë me shekuj.

Emrullah Lutfiu    tha se  më 23 e prill të viti 1999 në ora 16: 50 minuta me urdhërin e komandanitit  të kazermës  së Bujanocit  Vidoj Millosheviq  i cili edhe sot  lëvizë lirshëm nëpër   rrugët e Bujanocit  u bë dëbimi i banorëve të Tërnocit nga shtëpitë  e tyre, gra burra, pleqë e fëmijë, në mesin e tyrë nuk u kursyen  as lehonat me foshnjet e posalindura,  të paralizuarit dhe të sëmurit që ishin në shtrat./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=sJBvS6vV83Q ” width=”560″ height=”315″]