Forumi i Gruas i Partia Demokratike në Bujanoc sot ka prezentuar programin katër vjeçar.
Në Hotel” Rozafa” në Bujanoc sot Forumi i Gruas i PD-së ka prezentuar planin dhe programin 4 vjeçarë të këtij subjekti politik.
Kryetarja e Forumit të gruas Adelina Bruçaj Hasani, gjatë prezantimit u shpreh se PD është subjekti i vetëm i cili i ofron të drejta dhe participim të barabart gjinisë femrore në të gjitha fushat.
Në këtë forum prezent ishte edhe kryetari i PD-së Nagip Arifi i cili me këtë rast tha se , në asnjë moment femra shqiptare nuk do të jetë e diskriminuar në asnjë aspekt, do të punojmë që të drejtat e grave të jenë prioritet në të gjitha fushat, këtë do ta dëshmojmë edhe me participimin e gruas në të gjitha organet.
Pushteti lokal ka punuar në atë drejtim që gruas shqiptare ti jipet një rol i posatshëm në vetqeverisjen lokale.
Tejhana Latifi mes tjerash tha se Forumi i Gruas do të angazhohet të luftoj diskriminimin dhe për të bërë realitet barazinë gjinore
Ndërkohë Vjollca Aliu shpalosi platformën e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=hPAeLsAwxGE ” width=”560″ height=”315″]











