Më datë 08.06.2014 ditën e Diel, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë mbajti kuvendin e V-të të rregullt sipas statutit të saj.

Kuvendin e hapi zt. Xhelal Hasani pasi ishte caktuar drejtues i këtij kuvendi, ku pas fjalës përshëndetëse dhe të mirëseardhjes që ia drejtoi anëtareve të kuvendit, pasoi hapja e punimeve të kuvendit me një lexim nga Kur’ani famë lartë nga nxënësi Amar Selimi.

Pasi u miratua rendi i ditës, fillimisht e mori fjalën përshendetëse kryetari i QSA se z. Dr.Lejlan Sadiku ku i falënderoi kuvendarët për pjesëmarrje në kuvend, duke ju shprehë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që iu është bërë gjatë këtyre viteve në realizimin e qëllimeve dhe punëve të qendrës sonë këtu në Luginë të Preshevës.
Për të vazhduar me fjalën përshendetëse dhe njoftuese të sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë së QSA së z. Shqiprim Arifi. Pasi bëri një prezantim të Asamblese së QSA së, se si është e ndërtuar ajo, si funksionon dhe çka paraqet ajo, nënvizoi faktin se qendra në Luginë të Preshevës ishte promotore e gjithë këtij reaksioni të “solidaritetit” që u zhvillua, ku si efekt pati formimin e disa qendrave të jashtme të QSA-së duke filluar me qendrën në Zvicër, Gjermani, Blegjikë, tani më edhe në Austri si dhe me atë të ngjashmen si të ynën native në Kumanovë të Maqedonisë. Foli në frymën inkurajuese duke theksuar se kjo punë nuk ishte e lehtë të arrihej, pra u desht mund, angazhim dhe sakrificë, duke mos harruar se tani më për realizimin e qëllimeve dhe synimeve tona të vazhdueshme solidare që kemi karshi popullit tonë brenda rrjetit tonë të solidaritetit, rrahin më shumë se një mijë zemra nga gjitha trojet shqiptare.
Kuvendi vazhdoi punimet duke paraqitur raportin e punës dy vjeçare 2012/13 nga ana e kryetarit bashkë me raportin përshkrues dhe financiar të përgaditur nga kryesia e deri atëhershme në përbërje me Ekrem Alimi nënkryetar nga komuna Bujanocit, Arben Isahu arkëtar nga komuna e Preshevës, Valbon Salihu dhe Edmond Rexhepi nga komuna e Bujanocit, anëtar të kryesisë. Pasi u paraqit puna bashkë me kostot përkatëse duke i dhënë sqarimet e nevoshjme karshi kuvendarëve, më pas filloi analiza e punës duke i paraqitur të arriturat, vështirësitë, pengesat, dobësite si dhe ato që nuk arritën të realizohen në kuptimin pragamatik dhe strategjik. Gjithashtu, u fol se si duhet vazhduar, çfarë duhet modifikaur dhe çfarë medodike duhet pasuar për t’i arritur qëllimet. U bë një analize e gjendjes së popullsisë sonë këtu në aspektin social dhe ekonomik, arsimor dhe edukativ si dhe efektet e vendimarrjes së politikës evropiane, rajonale, shtetërore dhe lokale duke nënvizuar dhe pasojat e liberalizimit te vizave, efektet e provincializmit me vështirësitë e lëvizjes, mos investimet dhe keqmenaxhimet në lokalitet, ku pasojat po manifestohen me problematika të mëdha sociale këtu në Luginë.
Iu dha hapësirë e mjaftueshme e diskutimit çështjeve pragmatike se çka duhet bërë dhe si me u qasë ndaj disa grupeve të shoqërisë, për t’i sanuar disa paqartësia akute të shoqërisë me efekte të mëdha. U paraqitën problematikat se ka rritje të njerëzve që u duhet dhënë ndihmesë në aspektin humanitar, kemi migracion të vazhdueshëm të popullsisë, arsimim i dobët të të rinjve, vështirësi në arsimim dhe edukim, probleme të natyrës psikologjike, morale që kanë përfshirë rininë, rritja e sëmundëshmerisë në popull, si dhe disa probleme tjerë të natyrës sociale dhe ekonomike.
Pjesa e dytë e kuvendit pasoi me zgjedhjen e kryesisë së re dhe vendosjen e strategjive të reja të punës.
Kuvendi mori vendim që kryesia e re të jetë 13 antarëshe. Gjithashtu ngriti edhe quoten e gruasë përmbrenda Kryesisë, duke ia siguruar 5 vende, por jo vetëm kaq. Duke integruar këto 5 vende në Kryesien e re, iu është bërë QSA-se e pamundshme të paraqesin këte ashtu siç jemi mësuar të shohim, në menyrë artificiale, por ti ndëgjohet fjala Gruasë aty ku miren vendime dhe të ketë efektin e saj aktive në zhvillimin e misionit të QSA së.
Drejtuesi i kuvendit hapi fazën e zgjedhjes se kryetarit të ri i cili zgjidhet me votim të hapur dhe nga gjithë kuvendi, ku kuvendarët dhanë vetëm një propozim, i cili ishte kryetari i deri atëhershëm z. Dr. Lejlan Sadiku. Pasi kishte mbështetje tej mase nga Kuvendaret për të vazhduar punen e tij te sukseshme, zt. Dr. Lejlan Sadiku e pranoj kanditaturen duke qartesuar se do të punoje edhe ma shumë në të ardhmen, për të ndërtuar një Organizatë të fuqishem në Lugin të Presheves.
Anetarët e tjerë për kryesi u votuan në menyrë të fshehtë. Pasi komisioni numeroi votat dhe pasi u pranuan vendimet nga te votuarit, kryesia e re e QSA është si me poshtë:
1. Dr.Lejlan Sadiku
2. Granit Ajdini
3. Shqiprim Arifi
4. Jetmir Selmani
5. Xhelal Hasani
6. Dr.Flakron Sabedini
7. Kreshnik Ibrahimi
8. Valbon Salihu
9. Blerta Hajrullahu
10. Dr.med.spec.Arbenita Arifi
11. Vildane Limani
12. Taibe Sadiku
13. Luljeta Azizi
Kuvendi për këshillë mbikqyrës caktoi :
z. Afrim Abdullahun – nga fsh. Tërnavë, komuna e Preshevës
z. Muhamed Selimi – nga fsh. Bilaç, komuna e Bujanocit dhe
z. Prof.Ekrem Alimi – nga fsh. Nasalcë, komuna e Bujanocit.
Për strategjinë e re u ra në ujdi të ndiqen disa parime si: të kemi politikën e të bërit atë që duhet bërë, e jo si deri më tani të bëjmë atë që mundemi, të shtohet komunikimi me rrethin dhe ambientin brenda dhe jashtë, diaspora të inkorporohet me gjitha potencialet e saja në formën më vlerësuese dhe institucionale, instalimi i politikës “no konflikt” me asnjë individ, palë apo grup interesi, të vazhdohet edhe me tutje me aktivitetet në dyja komunat Preshevë dhe Bujanoc me tendencën e përfshirjes edhe të Medvegjës, nëse paraqiten aktivistë, si dhe t’i “titrojmë” me kujdes vendimarrrjet e ndryshme që kanë efekte të drejtperdrejta në grupet qëllimore të QSA.








