Home Aktuale Kamberi priti përfaqësuesit politik të romëve të ...

Kamberi priti përfaqësuesit politik të romëve të Bujanocit(foto)

705
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, priti në takim një delegacion të përfaqësuesëve politik të Romëve në komunën e Bujanocit.

Ai poashtu takoi edhe nxënësit Romë të shkollës së mesme, ku edhe nga pozicioni i Buxhetit për organizimin e dekadës së Romëve, 53 nxënës të shkollës së mesme u shpërblyen me dhurata simbolike për motivimin e treguar drejtë vazhdimit të shkollimit të tyre.

13 nxënës të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë u shpërblyen me 5.000 dinarë ndërsa të tjerët me nga 3.000 dinarë.

Kryetari Kamberi, mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët me rastin e 8 Prillit.

Problemet e Romëve në Bujanoc duhet të zgjidhen nëpërmjet përfaqësuesëve të tyre politik duke i siguruar edhe popullsisë Rome një shansë të barabart për një të ardhme më të mirë.