Teatri Antika së bashku me Companin Filmike International Film Europe Sëiss, dhe nën produksionin e Companis Filmike nga Neë Yorku dhe Los Angeles Kraja Films, kanë përfunduar përgaditjet në skenarin e filmit Shqiptare “KODI I NDERIT” me skenar dhe regji të regjisorit europian Valton Jakupi dhe me producent Valdet Kraja nga Los Angeles.
Ky film do të paraqitet krejt ndryshe nga filmat tjerë dhe do të dalloj si nga ana teknike po ashtu edhe nga ana castit te aktorve.
Këto dy company filmike, realizimin e filmit ia kanë besuar produksionit Studio Produksion nga Kosova, me producent teknik Egzon Fejzullahu por në bashkpunim me producent Zviceran.
Sipas Organizatorëve të filmit, casti i aktorëve të këtij filmi do të jetë 35 Aktor aktiv të gjitha moshave dhe nga të gjitha trojet, si nga Maqedonia, Kosova, Lugina, Mali i Zi, Shqipëria nga Diaspora Shqiptare, si dhe 40 Figuranta, dhe do të jetë në kohzgjatje 1,25 minuta, e gjiruar me mjetet me të përsosura të kinematografisë.
Edhe pse ende Audicioni është i hapur për të gjithë të interesuarit që të kyçen në projekt filmik, Regjisori Europian Valton Jakupi së bashku me komisionin ka caktuar disa aktorë dhe figurant pjesëmarës të filmit siç janë: Besart Zeneli, Muhamet Zeka, Blerim Hasani, Lind Berisha, Valire Haxhijaj-Zeneli, Blerim Abazi, Fatmir Selimi, Shukri Ademi, Naski Abdixhiku, Lorik Jakupi, Etina Abdixhiku, Drenusha Kuqi-Bytyqi, Vanesa Sadrijaj, Aid Beqiri, Blerenda Lokaj, Agim Sylejmani, Oriana Bytyqi, Elvira Sefedini-Lushi, Qendresa Dulaj, Rijad Demiri, Ibadete Arifi, Abdullah Bajrami, Jeton Rexhepi dhe shume aktorë të tjerë profesional nga Kosova dhe Maqedonia. Sipas Organizatorit të Companisë Blerim Abazit, kanë filluar përgaditjet e lokacioneve në Kosovë se ku do të gjirohet filmi, dhe jan duke u marrë të gjitha të drejtat për gjirime dhe caktimi i lokacioneve në tërësi. Ku një përkrahje e kemi edhe nga Kordinatorja Lindita Deda nga Ulqini-Mali i Zi. Ku mundet të ndodhë që të ketë ndonjë skenë edhe në këtë vend.
Sipas dy aktorëve Naski Abdixhiku dhe Shukri Ademi që qëndruan së bashku gjatë përgaditjeve me regjisorin Valton Jakupi, thanë se me të vërtet është një projekt filmik i madhë me një tematikë tepër të rëndësishme, dhe dallon shumë nga projektet tjera, dhe po e presim me gëzim fillimin e ditëve të para të gjirimeve. Sipas aktorëve Naski Abdixhiku dhe Shukri Ademi, kësaj here regjisori Valton Jakupi bëri një ndryshim të madhe në planin e gjirimeve, ku 80 % të lokacioneve të gjirimeve i ka caktuar në teritor të Kosoves, kurse 20 % në Europ, ku deri më tashë nuk ka ndodhur asnjëher, dhe gjirimet e filmit priten të fillojnë në këto muajt e ardhëshëm, por ende datën nuk e kanë caktuar. Edhe pse përkrahjen deri më tashë e ka nga Radio Televizioni Kombetar në Diaspore” Syri Blue” me seli në Zvicër, po ende ka nevojë për përkrahjen e projektit filmik, sepse ështe një projekt me përmasa të mëdha.
Vlenë të theksohet së këto Compani filmike zbulimi t ë talentëve të rinjëve e bëjnë nëpërmes filmave në gjuhën shqipe, për ti kyçur në projekte Filmike të përmasave të mëdha Europiane dhe Amerikane./Lugina Press/











