Home Aktuale Forumi i Gruas i Partisë Demokratike prezenton programin katër...

Forumi i Gruas i Partisë Demokratike prezenton programin katër vjeçar(foto&video)

1082
0
SHARE

Forumi i Gruas i  Partia Demokratike në Bujanoc  sot ka prezentuar  programin katër vjeçar.

12990853_1158612564158667_943240231564721452_n

  Në Hotel” Rozafa” në Bujanoc sot   Forumi i Gruas i PD-së ka   prezentuar planin  dhe programin 4 vjeçarë  të këtij subjekti politik.

12973091_1158612370825353_692081845364215761_o

 Kryetarja e Forumit të gruas Adelina Bruçaj Hasani, gjatë prezantimit  u shpreh se PD është subjekti i vetëm i cili i ofron të drejta dhe participim të barabart gjinisë femrore në të gjitha fushat.

12931005_1158612477492009_2678553936031039279_n

Në këtë forum prezent ishte edhe kryetari i PD-së Nagip Arifi i cili me këtë rast tha se , në asnjë moment femra shqiptare nuk do të jetë e diskriminuar në asnjë aspekt, do të punojmë që të drejtat e grave të jenë prioritet në të gjitha fushat, këtë do ta dëshmojmë edhe me participimin e gruas në të gjitha organet.

Pushteti lokal ka punuar në atë drejtim që gruas shqiptare ti jipet një rol i posatshëm në vetqeverisjen lokale.

12936654_1158612494158674_1658845442563490874_n

Tejhana Latifi  mes tjerash tha se Forumi i Gruas do të angazhohet   të luftoj diskriminimin dhe për të bërë realitet barazinë gjinore

12963830_1158612490825341_3389632334472398743_n

Ndërkohë Vjollca Aliu shpalosi platformën e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike.

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=hPAeLsAwxGE ” width=”560″ height=”315″]