Në periferi të qytetit Linc të Austrisë ka ndodhur një zënkë në mes të një grupi shqiptarë pas mbrëmje argëtuese. Sipas medieve Austriake për pasojë gjatë incidentit ka mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur. Njëri nga viktimat bëhet e ditur se është nga Rahovica , por ende zyrtarisht nuk është publikuar identiteti.
Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarë pas një ndeje (party) në një lokal argëtimi në periferi të Linzit, ka mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur. Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë, njoftojne mediet austriake si oe24.at, krone.at etj. Personi i vrarë, siç bën të ditur policia, është një i ri 26 vjeçar ndërsa ende nuk bëhet e ditur prejardhja e tij, transmeton albinfo.ch nga mediet austriake.Dy të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë transportuar në spital.
Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave. Personi me plagë të rënda ende nuk është në gjendje të flasë ndërsa ai i plagosur më lehtë, një 33 vjeçar tashmë është marrë në pyetje.Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi./Lugina Press/






