Home Aktuale Nagip Arifi priti kryetarin e Gjilanit Lufti Haziri

Nagip Arifi priti kryetarin e Gjilanit Lufti Haziri

803
0
SHARE

Kryetari i komunës së Gjilanit Lufti Haziri gjatë qëndrimit të tij në Luginë të Preshevës së bashku me  shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku  kanë vizituar edhe selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc.

Kryetari i i PD-së Nagip Arifi  theksoi se ishte një kënaqësi e posaçme  që  pas 20  viteve kryetari i  komunës së Gjilanit  vizitoi Bujanocin dhe ne si mik  të vjetër biseduam për  gjëra  të cilat kanë  brenga shqiptarët e luginës së Preshevës  e njoftuam për situatën politike por edhe ekonomike dhe shpresoj se pasi  që kryetari i komunës së Gjilanit është edhe udhëheqës në partinë e tij  e cila qeverisë me republikën e Kosovës në të ardhmen të kemi dhe ndihmë konkrete.

Lufti Haziri kryetar i Gjilanit tha se   është nderë i veçantë që format e bashkëpunimit me i konkretizu gradualisht  dhe Kosova e ka për  borxh me qëndru afër kauzës të shqiptarëe në Bujanoc dhe në Preshevë . Natyrisht që është kauzë e cila duhet të përmbyllet me sukses këtë ecje të përbashkët që e kemi për borxh me realizuar  ndaj këtyre njerëzve që kanë dhënë kontribut për rritjen dhe çlirimin e Kosovës është shprehur Haziri./Lugina Press/