Përcaktimi real i numrit të popullsisë ka qenë tema e diskutimit në mes zv, kryeministres Kori Udoviçki dhe liderëve politik shqiptarë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA –së , delegacionit të bashkimit Evropian dhe OSBE.
Sipas kryetarit Ragmi Mustafa ky proces po realizohet me përkrahjen e fuqive më të mëdha dhe insistimi i tyre është gjetja e modaliteteve për caktimin sa më të saktë të popullsisë. Gjatë këtij takimi është caktuar edhe grupi i ekspertëve. Sipas kryetarit Mustafa me digjitalizimin e sistemit të të dhënave çdo qytetarë do të jetë pjesë e regjistrimit dhe kjo metodë për herë të parë po zhvillohet në rajon. Regjistrimi derë më derë tani po konsiderohet i dështuar , dhe në këtë përcaktim të popullsisë do të përfshihet edhe diaspora por dhe gjithë qytetarët që kanë vendqëndrim dhe dokumente identifikimi . Sipas kryetarit Ragmi Mustafa ,Presheva në bazë të dhënave do të ketë afro 60 mijë banorë e më shumë.Regjistrimi derë më derë kishte dështuar edhe në Maqedoni edhe pse banka botërore kishte ndarë 10 milion euro.
Regjistrimin me metodat e reja e ka përkrahur edhe zv. Kryeministrejaa Kori Udoviçki . Por gjatë këtij takimi është biseduar edhe për dokumentin 7 pikësh , ku liderët politik shqiptarë presin që të realizohet dhe shqiptarët me këtë rast do të gëzonin të drejtat si serbët në Kosovë.
Ky përshpejtim i bisedimeve dhe realizimin e 7 pikave vie menjëherë pas takimit të kryeministrave Vuçiç e Rama në Tiranë ku kryeministri shqiptarë kërkoi reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovës./Lugina Press/






