Home SPORT Zënka mes Tellos dhe Martinos (Video)

Zënka mes Tellos dhe Martinos (Video)

749
0
SHARE

Cristian Tello e ka treguar haptas pakënaqësinë e tij me trajnerin Gerardo Martino në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Getafes.

Strategu argjentinas vendosi ta inkuadronte në lojë spanjollin në minutat shtesë për ta humbur kohën pasi asokohe Blaugranët ishin në epërsi prej 2-1.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak 22-vjeçarit, i cili nuk e ka lejuar trajnerin që t’i afrohet dhe t’i japë këshilla.

Një video që po qarkullon në internet vë në pah raportet e thyera mes lojtarit dhe trajnerit.

Për më keq, porsa hyri në lojë Tello (në vend të Pedros), Barcelona pranoi gol dhe me barazim (2-2) humbi rastin për titullin e La Ligas.

Futbollisti ofensiv ka gjasa të mëdha që ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, ndërkohë që edhe Martinos pritet t’i tregohet dera në fund të sezonit.