Home Aktuale Bujanoc: Thyhen xhamat e LPD-së, Musliu apelon për gjakftohtësi(video)

Bujanoc: Thyhen xhamat e LPD-së, Musliu apelon për gjakftohtësi(video)

377
0
SHARE

Bujanoc 17 shkurt-  Në selinë e  Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc   sot  janë thyer xhamat dhe është dëmtuar një pjesë e inventarit.

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqiprim Musliu ka thënë se për ne kjo është shqetuese ngase  pikërisht sot në 17 shkurt  në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, këtu  në Bujanoc është dëmtuar figura  e Junuz Musliut.

Sulmi ndaj LPD-së është një dëshmi e qartë se ne kemi diçka dhe mbrojmë vlerat në këtë vend, dhe pëcjell  një kërcënim ndaj subjektit tonë ka thënë Musliu.

Ky është kërcnim “E vetmja rrugë e nderit është rruga e qëndresës dhe organizimit”ka thënë në një postim në facebook ai.

Ndërkoh Shqipërim  Musliu ka përcjellur një apel për militanët e LPD-së dhe tek të gjithë qyetetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë.

Ndërkaq po ashtu  në vendin e ngjarjes kanë dalur organet e rendit të cilët kanë marrë shënimet dhe kanë bërë xhirimet.

Musiu po ashtu ka kërkuar nga  organet kompetente që ta zbardhin këtë rast. /Lugina Press/