Home Aktuale Zbulohen 306 diploma false dhe kontestuese në Kroaci, autorët largohen nga puna

Zbulohen 306 diploma false dhe kontestuese në Kroaci, autorët largohen nga puna

485
0
SHARE

Autoritetet policore të Kroacisë kanë zbuluar 306 diploma false dhe diploma kontestuese që janë përfituar në mënyra të ndryshme dhe me lidhje brenda universiteteve kroate, vetëm e vetëm për punësime dhe avancime në ndërmarrje publike dhe institucione.

Policia theksoi se të gjitha diplomat janë zbuluar në Zagreb dhe se poseduesit e tyre ishin punësuar kryesisht nëpër ndërmarrjet e qytetit. Sipas mediave kroate , këto diploma janë marrë me lidhje me profesorët, ndikimet politike, sipas dëshmitarëve që kanë pranuar se ishin të detyruar për shkak të intervenimeve t`u shkruhen notat dhe t`u jepen diplomat, me qëllim të përfitimit të vendeve të punës.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me institucionet e arsimit do të verifikojë të gjitha këto diploma dhe se një pjesë e tyre mund të konfisohen, për shkak se poseduesit e tyre nuk plotësojnë kriteret për pajisje me një diplomë të arsimit të lartë. Gjitha këto diploma dhe individë të caktuar do të kalojnë në një procesi kontrolli dhe revizioni. Së fundi një situatë e ngjajshme është edhe në Maqedoni, ku qindra militantë dhe zyrtarë të gjitha partive politike janë pajisur me diploma të tilla, duke mos plotësuar asnjë kriter dhe dije.