Home Aktuale Shfaqet Premiera e filmit “ Wer bist du -Cili je ti...

Shfaqet Premiera e filmit “ Wer bist du -Cili je ti “ ( Babai dhe Djali )

914
0
SHARE

Në praninë e shumë shiquesve Shqiptar dhe Zviceran, dje u shfaq premiera e filmit Dokumentar Wer bist du – Cili je ti ( Babai dhe Djali ), në regji dhe skenar të regjisorit Valton Jakupi.

2

Të pranishëm në këtë premierë ishin edhe zyrët diplomatike që veprojnë në Zvicër si dhe shumë përfaqesues të shtetit Zvicëran. Pasi u mbush Kinoja e qytetit moderatori  Zejdi Sulejmani e ftoi regjisorin Valton Jakupin që të marëë fjalën. Ku në gjuhën shqipe regjisori përshëndeti të pranishmit dhe tha se ideja e këtij filmi dokumentar ështe që ti japim një pasqyrë më ndryshe shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

3

 Më pas  fjalën e mori Presidentja e Qytetit Wil të kantonit St. Galen zonja Susane Hartman, e cila  përshëndeti shiquesit dhe regjisorin për këtë realizim filmik, dhe më pas tregoi një historik të shkurtër për emigrantët shqiptar në këtë qytet.

    Ndërkohë  shefi i zyrës për Integrim njëherit edhe Bashkproducent i filmit se bashku me Valton Jakupin, përshëndeti të pranishmit dhe gjithë stafin e filmit pa harruar edhe ata që e ndihmuan filmin dhe falënderoi nga zemra Organet komunale të qytetit Wil, zyrën për integrim Wil, Fondacionin për kulturë Migros kulturprozent, Gleichstellungs-und Integrationsförderung Kanton St. Gallen, BMU; Digitalb.ch, New Vizion dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij filmi. Po ashtu pedagogu i Qytetit njëherit shef i Zyrës për Kulturë dhe Shkolla Ricardo Riza në fjalimin e tij tha se shqiptarët janë mjaftë të integruar edhe unë jam Italian, por integrimi më ka ndihmuar shumë, dhe realizimi i këtij filmi nga regjisori Valton Jakupi tregon shume mirë për integrimin e emigrantëve në këtë shtet, ku fjalën përfundimtare e mori Presidentja e Shkollave ku tregoi se komunikimi me prind është arsyeja dhe shpërblimi më i madhë i prindërve. Pas këtyre fjalimeve moderatori përshendeti të pranishmit dhe filloi shfaqja e filmit dokumentar.

10458867_526183347509618_5543615128106888714_n

      Pas përfundimit të filmit ishte përgatitur nga Organizatorët e Premiers edhe njëe Apero me produkte Shqiptare në udhëheqjen e ganizatorve të filmin Albina Jakupi dhe Prek Dushi. Në këtë Premier ishin prezent edhe aktorët e këtij filmi si Shukri Ademi, Blerim Abazi,  Lorik Jakupi, Altin Bektashi, Ensar Rashiti.

Sipas regjisorit Valton Jakupi dhe Producentit Felix Baumgartner se shpejti do te fillojn gjirimet te filmit tjeter ku me tematik do te jet Gruja Shqiptare ne Emigracion

Së shpejti do të fillojmë me përgaditjen e filmit të ardhëshem ku në fokus do të jenë problematikat e femrës Shqiptare në Zvicer, dhe arritjet e tyre në këtë shtet. Njëherit  kemi realizuar filmin babai dhe Djali shkaku se problematikat më të mëdha janë tek gjinia mashkullore ti kyqim më shum në procesin e Integrimit, por jo asnjëher të asimilimit dhe të tregojnë suksese të mëdha në sfera të ndryshme, pastaj të realizojmë filmin Nëna dhe Vajza qe ti tregojmë edhe të tjerëve se gruaja Shqiptare në këtë Shtet është mjaftë e Integruar dhe sot kemi grua Shqiptare edhe në Institucione Shtetqrore si ato Politike dhe Kulturore u shpreh regjisori Valton Jakupi./Lugina Press/