Home OPIONIONE Vërtetë injoranca nuk ka kufi

Vërtetë injoranca nuk ka kufi

787
0
SHARE

Nga Muhamed Xhemaili- Shumë njerëz në veçanti shumë musliman po e festojnë të ashtuquajturen “dita e të dashuruarve”.
T’i pyesesh se pse e festojnë sigurisht që nuk e dinë.
Aq shumë iu dha hapsirë kësaj ngjarje në mediat tona sa që menduam se mos po ndodhë kijameti.
Por nuk është për tu habitur sepse duke e perkujtuar vetëm një herë në vit dashurin që kemi ndaj prindërve,bashkëshortes,vllëzërve e të tjerëve,aq jemi duke e dashur njëri tjetrin.
Për muslimanin e devotshëm dashuri ndaj të tjerëve duhet të shprehim çdo ditë që lind dielli.Dashuria nuk është diçka që duhet ta shprehim një herë në vit,por dashuria duhet të na përcjellë në çdo hap të jetës sonë.
Dashuria nuk është diçka që mund të huazohet,por ajo lindë dhe zhvillohet me njeriun.
Neve nuk kemi nevojë të na tregojnë për dashurinë ata që nuk kanë ndjenja dashurie dhe nuk dinë të dashurojnë.
Islami si fe univerzale e shpallur nga i Gjithdijshmi All-llahu Fuqiplotë na obligon që të duhemi ndër veti jo vetëm një ditë në vit por për çdo ditë të vitit.
E dashura rini,të nderuar djem e vajza,të nderuar burra e gra duajuni mes vete për hir te All-llahut të Mëshirshëm çdo dit në mënyr që edhe All-llahu tju dojë ju.
Mos i merrni për bazë ideologjitë e kota,mos iu bashkangjitni festave pagane që nuk kanë asnje element islam.Mos u bë argat i të tjerëve kur në çdo pikpamje ai të urren.As një nga religjionet tjera nuk tu bashkangjit në festat tua,prandaj refuzo edhe ti atë që nuk është e jotja.
Njofto edhe të tjerët për këtë që të fitosh shpërblim te Zoti yt.
Për fund porosis të gjithë njerëzit në përgjithsi e muslimanët në veçanti ti duam të tjerët që të fitojmë dashurin e tyre.
Paqë dhe dashuri për të gjithë.