Home Aktuale Sylejmani: Nuk jemi pak dhe pa rëndësi, shqiptarët në Zvicër të votojnë...

Sylejmani: Nuk jemi pak dhe pa rëndësi, shqiptarët në Zvicër të votojnë kundër Iniciativës për Dëbim

847
0
SHARE

Lucern, me 14 shkurt 2016

Gazetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare Agim Sylejmani, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm në lidhje me Iniciativën për dëbimin e të huajve nga shteti helvetik.

Sylejmani i cili bashkëngjitur me video mesazhin e anëtares së Qeverisë Federale të Zvicrës, Simonetta Sommaruga e cila fton që të votohet kundër Iniciativës për dëbim, thotë se shqiptarët nuk janë një numër i vogël dhe pa rëndësi në këtë shoqëri, prandaj ata që kanë të drejtë vote me 28 shkurt të dalin dhe të votojnë me një JO të madhe kundër një diskriminimi të tillë të qytetarëve, në radhë të parë të shqiptarëve në Zvicër.

“Keni një deklaratë të zonjës Simonetta Sommaruga, anëtare e qeverisë federale të Zvicrës, lidhur me iniciativën për dëbimin e të huajve, iniciativë për të cilën do të votohet në referendumin popullor më 28 shkurt 2016. Ju propozoj që fillimisht ta dëgjojnë me vëmendje të posaqme të gjithë shqiptarët në Zvicër dhe t’ua dërgojnë të gjithë atyre që kanë të drejtën e votimit dhe këtë të drejtë ta shfrytëzojnë dhe më 28 shkurt të dalin të votojnë me një JO! të madhe kundër një diskriminimi të tillë të qytetarëve, në radhë të parë kundër shqiptarëve në Zvicër, meqë nuk jemi një numër i vogël dhe pa rëndësi në këtë shoqëri, jemi mbi 350’000 banorë në shtetin helvetik”, thotë në mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve në Zvicër, gazetari Agim Sylejmani.

RTV Syri Blue