Komuna e Bujanocit ka filluar realizmin e një projekti të ri në sheshin e qytetit i cili ka të bëjë me vendosjen e ulseve.
Rahim Salihu shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave kemi filluar realizimin e projektit për vendosjen e ulseve në mënyrë që qytetarët të shfrytëzojnë sa më mirë sheshin e qytetit.
Salihu thot se në bazë të projektligjit në sheshin e qytetit janë paraparë 65 ulëse ndërkaq vlera e projektit është 331.500 dinar kurse punëkryes është Bici Komerc.
Salihu po ashtu bënë të ditur se ky nuk është projekti i vetëm në sheshin e qytetit ai thot se kemi filluar procedurën për ndërrimin e pllakave të dëmtuara.
Sipas kontratës së nënshkruar ulset ne sheshin e qytetit pritet të jenë gatu për 15 ditë por këtu varet edhe nga kushtet atmosferike.
Ndërkohë Salihu theksoi se plani tjetër është që në bashkëpunim me një organizatë jo qeveritare të bëhet edhe regullimi i parkut të qytetit./Lugina Press/







