Futbollisti i Levantes, Papakouli Diop, është ofenduar nga tifozët e Atletico Madridit në vazhdën e thirrjeve raciste në stadiumet spanjolle.
Tifozët e Atletico Madridit kanë vazhduar skandalin e fyerjeve raciste në stadiumet spanjolle.
Tifozët e skuadrës kryeqytetase spanjolle ofenduan rëndë anëtarin e Levantes, Papakouli Diop, duke e quajtur atë majmun.
E, ky i fundit pas përfundimit të takimit e imitoi një majmun, duke nxitur tifozët madrilien të reagonin ashpër, sikurse edhe mbrojtësi i Atleticos, Diego Godin.
“Ata më quajtën mua majmun dhe unë shkova për të imituar një majmun. Jam lodhur nga racizmi në futboll”, u shpreh pas këtij incidenti, Diop.
Ky është rasti i dytë i racizmit në Spanjë, pas atij të Daniel Alves në sfidën ndaj Villarrealit.






