Home LAJME Ukrainë, konfrontim mes demonstruesve pro-Rusisë dhe atyre pro-Perëndimit

Ukrainë, konfrontim mes demonstruesve pro-Rusisë dhe atyre pro-Perëndimit

820
0
SHARE

 Sot në qytetin jugor Simferopol të Ukrainës, pati një konfrontim mes demonstruesve pro-Rusisë dhe atyre pro-Perëndimit.

Gjatë incidentit që ndodhi në oborrin e një ndërtese në kryeqytetin e Krimesë, pati përleshje të vogla me lëndime të lehta.

Gadishulli i Krimesë ka banorë kryesisht rusisht-folës, të cilët e mbështesin Moskën, por atje ka edhe një pakicë tartare, që ka prirjen të jenë anti-ruse.

Ka patur shqetësime, se kombi ukrainas me 46 milionë banorë mund të ndahet në dy pjesë, pas protestave masive që çuan në shkarkimin nga pushteti të presidentit pro-rus Viktor Yanukovych.

Sekretari i Shtetit  John Kerry dje tha se nuk duhet kërkuar që ukrainasit të zgjedhin mes Moskës, ish-eprorit të tyre të periudhës sovjetike, dhe  Uashingtonit.

Demonstratat anti-qeveritare filluan në Ukrainë pasi zoti Yanukovych hodhi poshtë një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian, në favor të ndihmës ekonomike nga Rusia. Javën e kaluar dhuna u shkallëzua më tej dhe u vranë dhjetra njerëz.

Dje, udhëheqësit e përkohshëm të Ukrainës e shpërbënë forcën elitë të sigurisë, të akuzuar për vrasjen e protestuesve.

LEAVE A REPLY