Pas pjesëmarrjes në Konferencën Investive të BERZH në Londër, Kryeministri Hashim Thaçi, ka shkruar ne FB që së shpejti Qeveria e Kosovës do të merr vendimin për themelimin e Fondit Zhvillimor për Ndërmarrësi dhe Punësim.
Lexoni më poshtë se cila është ideja e Kryeministrit rreth kësaj çështje: Ky fond do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro të ri-atdhesuara, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme.
Ky Fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese.
Fokusi i Fondit do të jetë në: a. Përkrahje për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla;
b. Përkrahje për ndërmarrjet e mesme, që synojnë investime në rritjen e kapacitetit prodhues dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit;
c. Përkrahja për korporata, që kanë për qëllim investime në fusha deficitare, apo inovative, si energjia e ripërtërishme, teknologjia informative, veprimtaritë eksportuese, etj.
d. Përkrahje për projektet e Partneritetit Publiko-Privat (PPP) e. Këshillëdhënie për tërheqje të investitorëve nga jashtë. Ky fond është komplementar dhe i pasuruar edhe nga burime të jashtme, si fondet e BE-së për zhvillim ekonomik dhe bankat zhvillimore evropiane. Analizat tregojnë se ky Fond do të ketë impakt të fuqishëm në rritje të GDP-së dhe punësimit.






