Home LAJME Davutogllu, qeveria e Asadit vazhdon shkeljet

Davutogllu, qeveria e Asadit vazhdon shkeljet

764
0
SHARE

Lufta në Siri paraqet një kërcënim për të gjithë. Kështu vlerësoi sot ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu duke shtuar se qeveria e presidentit sirian Bashar Al-Asad vazhdon të kryejë shkelje e krime.

Davutogllu theksoi se në Siri po hyjnë xhihadistë nga e gjithë bota për të luftuar kundër forcave qeveritare. Shefi i diplomacisë turke vuri në dukje se nevojitet një strategji e qartë ndërkombëtare, që përfshin bashkëpunimin e vërtetë mes shërbimeve të inteligjencës, dhe tërheqjen e të gjithë luftëtarët e huaj. Qëllimi përfundimtar, siç tha Davutoglu, është ndërprerja e konfliktit dhe dërgimi i ndihmës për miliona civilë në vend.

LEAVE A REPLY