Home Aktuale UD i Drejtorit të sh.f”Muharrem Kadriu” i ndanë mirënjohje familjes...

UD i Drejtorit të sh.f”Muharrem Kadriu” i ndanë mirënjohje familjes Ramadani për kontributin e dhënë në shkollë

2842
0
SHARE

Ushtruesi në detyre(UD) i drejtorit të shkollës  fillore”Muharrem  Kadriu” në Tërrnovc,  Vahidin Iseni,  gjatë ditës së djeshme ka vizituar familjen e të ndjerit profesorit Fatmir Ramadani-Leska.

Me këtë rast, duke falënderur djemt e të ndjerit  Valonin e Erollin për kontributin e dhënë në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” ia ka dhuruar atyre një mirënjohje në shenjë rrespekti.

Dy djemt e të ndjerit Fatmir Ramadani, Valon e Eroll Ramadani po financojnë lyerjen e murit që gjendet  përgjatë oborrit të shkollës.

Ata këtë iniciativë e kishin marrë me një herë  pas vdekjes së babait të tyre  disa muaj  më parë, për të ndihmuar shkollën ku kishte punuar  i ati i tyre me vite të tëra si profesor i historisë.

E   Valon Ramadani i biri i të ndjerit Fatmir Ramadani i cili jeton dhe vepron në mërgim ka falënderuar stafin e shkollës fillore”Muharrem Kadriu”  për bashëpunim dhe mirëpritjen e këtij donacioni.

Ai  po ashtu ka falëndruar të gjithë ata të cilët kanë patur marëdhënie të mira me të ndjerin babain e tij Fatmirin sa ishte gjallë, ata të cilët ndanë dhembjen  me rastin e vdekjes së babit  të tij, dhe ata që  i qëndruan afër dhe përkujtuan në mënyra të ndryshme punën dhe veprën e të ndjerin Fatmir Ramadani. /Lugina Press/