Për banorët e malësisë së Bujanocit e veçanërisht për atë të Suharnës po vijnë ditë shprese që deri më tash ishin po thuaj të harruar.
Mungesa e infrasrtukrës është një çështje me rëndësi e këtij shekulli e cila i’a pamundëson dhe ia vështirëson jetën banorëve të një lokaliteti malorë siç është Suharna e Bujanocit.
E një gjë e tillë i kishte munguar që prej vitesh banorëve të këtij fshati ndaj edhe kishin humbur shpresat për tu kthyrer ata të cilët ishin shpërngulur.
Por si duket për banorët e këtij lokaliteti po vijnë ditë të shpresës,ndonëse të harruar, falë njerëzeve të vullnetit të mirë kushtet e rrugës kanë filluar të përmirësohen.
Sevadil Haziri i lindur në Suharnë të Malësisë së Bujanocit i cili kishte migruar në Gjermani në vitet e nëntëdhjeta me mjete vetanake ka marrë inicitivë për rregullimin e rrugës së fshatit ku dhe u lind.
Por edhe pse hapjen e rrugës dhe shtrimin e saj me zhavor ia ka mësyer ta bëjë nga buxheti i tij personal , ai nuk ka mbyllur dyert për të gjithë ata që shprehin dëshirë të jenë pjesë e këtij aksioni .
Sevdail Haziri vite me radhë banorëve të këtij rajoni i ndimoi në mënyra të ndryshme, madje duke i afuar punë në dy kompanitë e tij në Gjermani që me shum mundi e sakrificë arriti ti themeloi e ti forcoi ato.
Si do që të jetë rruga e Suharnës tashmë ka filluar në rregullohet dhe punimet po shkojnë drejt fundit, falë donatorit të fshatit dhe me përfundmin e tyre Suharna do të jetë e gatshme për kthim dhe pritje të banorëve të saj.
Ndonëse donatori që prej fillimit të punimeve asnjherë nuk i vizitoi ato sepse nuk e bëri për marketing, megjithate malësia e Bujanocit, konkretisht fshati Suharnë i kanë dedikuar një falënderim special humanistit e veprimtarit Sevdail Haziri.
Edhe më tej punimet po vazhdojnë me shtrimin e rrugës me zhavor të këtij fshati dikur ta pabanuar cili tani pret banorët e vet.
Ndërkaq merret vesh se rreth 15 familje kanë filluar fazat përgatitore për kthim në shtëpitë e tyre, madje ka filluar dhe shitblerja e disa pronave për ndërtimin e disa vilave.
E banorët e fshatit Suharnë, shpresojnë se një ditë përveç shtrimit të rrugës me zhavor do ta përjetojnë edhe asfaltimin e asfalt. /Lugina Press/
















