Home Aktuale Dënime deri në pesë mijë euro, për produktet pa vula

Dënime deri në pesë mijë euro, për produktet pa vula

797
0
SHARE

Të gjitha produktet që janë në shitje, është e obliguar që t`u bëhet verifikimi i cilësisë çdo vit dhe në rast se ato nuk janë të verifikuara, nuk kanë vulën e pastërtisë dhe vulën shtetërore, e cila vendoset nga Agjencia e Metrologjisë, pason dënimi deri në 5 mijë euro.

Ndërsa, konsumatorët, duhet gjithmonë të sigurohen që produktet të cilat ata blejnë, të kenë këto vula të verifikimit.

Kështu tha për KosovaPress, Blerim Sokoli, drejtor i përgjithshëm i Metrologjisë, në një aktivitet që është organizuar për testimin e peshorëve të qytetarëve, në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë.

Tha se ky aktivitet po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre lidhur me pajisjet matëse që ata blejnë.

“Këtu është e drejta e secilit konsumator, qytetar, që kur të bënë një blerje, të është i sigurt që e ka vulën, është vula e pastërtisë dhe vula shtetërore që vendoset prej Metrologjisë. Sa i përket pajisjeve tjera, si për shembull peshoret, është obligim që çdo vit të bëhet verifikimi. Është e ngjashme edhe te pikat e shitjeve të karburanteve” ,tha Sokoli.

Sokoli tha se në rast se konstatohet që produktet nuk janë të verifikuara dhe nuk kanë vulë, atëherë pasojnë dënime.

“Ajo nuk është mandat i Metrologjisë, në kuadër të Metrologjisë së Kosovës mandati jonë është verifikimi i çdo kërkese që na parashtrohet, mirëpo kjo është në mandatin e inspektoratit. Dënimet kanë vlera të ndryshme, varësisht prej shkeljes, janë dënime të konsiderueshme, deri në 5 mijë euro”, përfundoi Sokoli. /Telegrafi/luginapress