Home Aktuale TV Presheva mund ti bashkëngjitet RTSHLP

TV Presheva mund ti bashkëngjitet RTSHLP

1328
0
SHARE

Kryetari i komisionit për privatizimin e Rtv Presheva Skender Limani ka deklaruar se Presheva nuk do të mbetet pa informim pasi ekzistojnë alternativa të shumta. Ai ka thënë se gjithçka do të definohet pas 1 korrikut , por njëra ndër mundësitë është edhe bashkëngjitja me RTSHLP.

Kryetari i komisionit për privatizimin e Rtv Presheva Skeder Limani , ka thënë se ky komision në vazhdimësi po përcjellë të gjitha procedurat ligjore dhe gjetjen e alternativave se si të mbijetoj RTV Presheva si medium publik edhe përkundër ligjit për privatizim. Komisioni pas takimeve të shumta edhe me organet e pushtetit lokal ka sjellë edhe rekomandimet të cilat më pas kuvendi i miratoi duke i thënë jo procesit të privatizimit.
AI thotë se kjo është bërë pasi afro 30 familje do të mbesnin pa të ardhura materiale. Limani ka thënë se komisioni ka kërkuar disa herë që Presheva të trajtohet si rajon specifik kur dihet ekonomia e pa zhvilluar, por kjo kërkesë nuk po përfillet.

Rtv Presheva tashmë është duke kryer edhe procesin e digjitalizimit , ndërsa ende nuk dihet se çfarë statusi do të merr pas 1 korrikut edhe pse ka shumë alternativa./Lugina Press/