Home LAJME Teori konspirative, aeroplani malajzias u rrëmbye nga jashtëtokësorët? (Video)

Teori konspirative, aeroplani malajzias u rrëmbye nga jashtëtokësorët? (Video)

611
0
SHARE

Aeroplani i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ditë që është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve nga të gjitha anët. Kjo ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative. Njëra ndër to, është edhe ajo, se aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët.

Sipas një shkrimi që po qarkullon nëpër media të ndryshme botërore, Boeing 777, vetëm pak para se të zhdukej nga radari, pranë tij është shfaqur një objekt sferik i paidentifikuar. Për më tepër, ky shkrim thotë se sipas gjetjeve të hetuesve amerikanë aeroplani katër orë pas zhdukjes nga radari, ka vazhduar të qëndrojë në ajër, transmeton reporteri.

Deri më tani, ende nuk ka ndonjë dëshmi se aeroplani është rrëzuar në det dhe nëse pasagjerët kanë vdekur. Sipas kësaj teorie pasagjerët do të mund të jenë duke jetuar në ndonjë planet tjetër.

Kjo teori thotë se hulumtuesit kanë gjetur se afër aeroplanit është identifikuar një objekt sferik i paidentifikuar. Ai derisa është në formë të aeroplanit, merr formë sferike, dhe lëvizë me shpejtësi jashtëzakonisht më të madhe sesa aeroplanët e tjerë. /Luginapress/Telegrafi/

LEAVE A REPLY