Home Aktuale Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc udhëtuan drejt Shqipërisë(Video)

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc udhëtuan drejt Shqipërisë(Video)

1069
0
SHARE

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në orët e hershme të ditës së sotme udhëtuan drejt Shqipërisë, për realizimin e ekskursionit.

lgp

Në orët e hershme të ditës së sodit maturantët e shkollës se mesme”Sezai Surroi” nga Bujanoci janë nisur për në ekskursion.
Ata, sa të gëzuar për udhëtimin e tyre drejt shtetit amë, në vete ndienin edhe një ndjenjë mërzie ngase dita në ditë po iu afrohet ndarja nga shoqëria pas 4 viteve që kishin kaluar çaste të ndryshme.
Me gjithatë, ata sot i shprehnin ndjenjat e gëzimit ngase së bashku ia mësyen udhëtimit drejt Shqipërisë për realizimin e ekskursionit që është njëri nga aktivitetet e jetës shkollore.
Maturantët prapa kamerave shprehën kënaqësinë e tyre që së bashku po udhëtojnë në ekskursion, ata shpresojnë se në shtetin shqiptarë do të kalojnë ashtu si është më së miri.
Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu theksoi se të gjitha përgaditjet janë bërë me kohë dhe se janë të gatshëm për këtë udhëtim .
Fejzullahu po ashtu theksoi se për në Shqipëri do të udhëtojnë 294 nxënës si dhe stafi i shkollës , me çrast atje do të vizitojnë qytete të ndryshme dhe vende historike.Ndërkaq atje do të qëndrojnë deri më 4 qershorë./Lugina Press/

[youtube url=”      https://www.youtube.com/watch?v=3In9EdUNUrk&feature=youtu.be           ” width=”560″ height=”315″]