Home LAJME Hashim Thaçi, lideri më i votuar në Kosovë

Hashim Thaçi, lideri më i votuar në Kosovë

922
0
SHARE

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend. Pas tij vjen Isa Mustafa që ka marrë 83 mijë e 738 vota ndërsa i treti vjen Albin Kurti me 42..467 vota. Ramush Haradinaj ka 35.654 vota. Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka marrë 422 vota.

 Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend.

Deri në certifikim të rezultateve, votat për liderin e PDK-së pritet të rriten, pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe auditimi i vendvotimeve që nuk kanë përputhje të plotë me procesverbalet, të cilat do t’iu shtohen kandidatëve vetëm pas verifikimit, transmeton lajmi.net

Sipas të dhënave paraprake nga shtabet zgjedhore të subjekteve të tyre, liderët e partive politike kanë fituar:

1. Hashim Thaçi, 106,978 vota

2. Isa Mustafa, 83, 738 vota

3. Albin Kurti, 42, 467 vota

4. Ramush Haradinaj, 35, 654 vota

5. Fatmir Limaj, 19, 342 vota

6. Behgjet Pacolli, 13,313 vota

7. Ferid Agani, 5,849 vota

8. Avni Klinaku, 4,639 vota

9. Visar Arifaj, 422 vota

Ndërsa 10 më të votuarit në PDK (ende nuk janë rezultate zyrtare) janë:

1. Hashim Thaçi, 106,978 vota

2. Kadri Veseli, 35,375 vota

3. Enver Hoxhaj, 15,102 vota

4. Elmi Reçica, 12,821 vota

5. Hajredin Kuçi, 11,105 vota

6. Agim Aliu, 10,682 vota

7. Memli Krasniqi, 10,484 vota

8. Arsim Bajrami, 10,555 vota

9. Raif Qela, 9,932 vota

10. Sala Berisha -Shala, 9,185 vota