Home Aktuale Swansea ia bën keq Arsenalit

Swansea ia bën keq Arsenalit

979
0
SHARE

Swansea City është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Arsenalin (2-1) në ndeshjen e javës së 11-të në Ligën Premier që u zhvillua në Liberty Stadium.

Pa gola u mbyll fraksioni i parë i lojës, në të cilin ekipi mysafir luajti më mirë, mirëpo nuk arriti të krijojë raste të vërteta për të shënuar.

Falë angazhimit të Danny Welbeck, Alexis Sanchez e zhbllokoi rezultatin në minutën e 63-të.

Mirëpo, ekipi nikoqir mblodhi forcat dhe e përmbysi këtë rezultat me dy gola të shpejtë.

Gylfi Sigurdsson e barazoi rezultatin nga gjuajtja e lirë (75’), ndërsa Bafetimbi Gomis shënoi golin e fitores (78’).

Arsenali ka 17 pikë dhe pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë, me një pikë prapa rivalit të sotëm që gjendet në vend të pestë.

Edhe pozita e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, është një pikë larg Topçinjve.