Hoxha Osman Musliu, ka thënë se fajtori numër një për situatën e krijuar në vend është Bashkësia Islame e Kosovës.
“Fajtori numër një është BIK, ndërkaq pas saj shteti i Kosovës”, ka thënë Musliu.
Ndërkaq, Sylejman Osmani, kryetar i BIK-ut në Gjilan, thotë se i gjithë debati për radikalizmin islamik është ekzagjeruar.
“I gjithë debati është i zmadhuar dhe i ekzagjeruar. Për arsye të ndryshme që unë mund të mos i di, po jepet një zë më i gjatë, më i fortë edhe në mjetet e informimit dhe shumë gjëra po debatohen në mënyrë jo të drejtë dhe po kërkohet një fajtor që patjetër dikush duhet të përgjigjet edhe në fushën e caktuar”, ka thënë Osmani, në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.
Ndërkaq, Fuad Ramiqi, ka thënë se shteti nuk mund të veprojë në bazë të video incizimeve në YouTube.
“Pse dikush mendon ndryshe, shteti nuk mund të veprojë në bazë të këshillave të YouTube’s ose gazetarisë”, ka thënë ai.






