Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është shfaqur premiera e filmit “Romanca e Hidhur” e regjisorit evropian me prejardhje nga Lugina, Valton Jakupi.
Romanca e Hidhur është film i metrazhit të gjatë i kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Switzerland.
Regjisori Valton Jakupi jo rastësisht kishte zgjedhur Bujanocin, ngase edhe vet vjen pikërisht nga ky rajon për ti dhuruar vendasve të tij një film artistik të metrazhit të gjatë. Jakupi me këtë rast tha se “zemra ngre nga vendi jot”, i cili me këtë rast u nderua me mirënjohje nga zyra për të rinjë në Bujanoc sepse me pëlqimin e të gjithë aktorëve mjetet të grumbulluara nga shfaqja e filmit, ia dhuroi të rinjëve të Bujanocit.
Miqët, kolegët e të gjithë ata që ishin prezent i duatrokitën punës së regjisorit dhe ekipit të tij për punën dhe sakrificat që kanë bërë në film. Ata vlersuan lartë puën e regjisorit dhe të aktorëve duke iu lënë mbresa edhe tematika e filmit se ku do që të jesh duhet të ruhet, gjuha dhe tradita shqiptare. Nga ana tjetër edhe aktorët të cilët kishin ardhur enkas nga Zvicrra për të prezentuar në preimerë, treguan për punën e tyre që kishin bërë gjatë xhirimeve të filmit dhe bashkëpunimin e mirë që kanë patur me regjisorin e filmit Valton Jakupi.
Aktorët Filmi Romanca e hidhur, është një film i metrazhit të gjatë, me standart të ri të zhanrit Dram – Tragjedi. Ky film është i finansuar 90 % me vet finansimin e regjisorit Valton Jakupi, duke i ndihmuar 10 % disa Company private që veprojn në Zvicër, dhe i xhiruar në Zvicër, Kosovë dhe Bujanoc. Po ashtu në këtë film janë të angazhuar edhe student të Akademive të ndryshme të Aktrimit si të Kosoves dhe Zvicres, që është një gjest i mirë që regjisori i dha hapsirë studentëve për paraqitjet e veta artistike. Ndërkaq organizatorët e premierës së filmit ishin aktorët Nagip Taipi dhe Blerim Abazi./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=ytrsJDb7mFQ ” width=”560″ height=”315″]


























