Home Aktuale Naim Salihu zgjidhet drejtor në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc

Naim Salihu zgjidhet drejtor në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc

1456
0
SHARE

Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të Bujanocit sot është zgjedhur drejtorin e ri.
Në mbledhjen e sontme, këshilli i shkollës fillore “Muharrem Kadriu“ në Tërnoc ka zgjedhur Naim Salihun drejtor të këtij institucioni arsimor.
Në garë për drejtor të këtij institucioni arsimorë morën pjesë dy kandidatë, Selami Jakupi pedagog i kësaj shkolle dhe Naim Salihu arsimtar i gjuhës serbe
Këshilli i shkollës “Muharrem Kadriu” i përbërë prej nëntë anëtarëve në mbledhjen e sontme , 5 vota i dha Naim Salihut, kundrejt 4 vota që morri Selami Jakupi.
Tash e tutje shkollën fillore “Muharrem Kadriu” do ta drejtoj arsimtari i gjuhës dhe letërsisë Serbe, Naim Salihu.
Naim Saliu deri më tash ishte ushtrues detyre i drejtorit të shkollës , ndërsa para tij në po të njejtin post ishte edhe kandidati Selami Jakupi.
Ndërkohë në mbledhjen e këshillit të arsimtarëve Selami Jakupi kishte arritur më shum vota kundrejt kanditatit Naim Salihu edhe pse votat e kolektivit të shkollës nuk kanë fuqi për të zgjedhur drejtorin ngase këto kanë vlerën vetëm të dhënies së mendimit për kandidatin.
Ndërkohë për tu zgjedhur drejtor i regullt në mandatin katër vjeçar pas kësaj duhet të merret edhe mendimi nga ana e ministrisë së arsimit./Lugina Press/