Home Aktuale Sot zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Sot zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

70
0
SHARE

Sot  më 13 nëntor,(e diele) zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Rreth 36.200 qytetarë shqiptarë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore do të votojnw   përbërjen e re 15 anëtarëshe të Kwshillit Kombwtar Shqiptar,

Zgjedhjet organizohen në 55 vendvotime në  Luginw tw Preshevws , prej të cilave: në Bujanoc në 26, në Preshevë në 23 dhe në Medvegjë në 6 vendvotime.

Në listën e veçantë zgjedhore janë të regjistruar   rreth 36.000 qytetarë të bashkësisë kombëtare shqiptare,

Qytetarët mund të votojnë nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në ora 20:00 në mbrëmje.

Kandidatët për kryetar janë:

  1. Partia Demokratike-Agim Haliti
  2. Partia për Veprim Demokratik-Ragmi Mustafi
  3. Lëvizja e Progresit Demokratik-Nevzad Lutfiu
  4. Alternativa për Ndryshim-Levent Qazimi
  5. Partia Demokratike Shqiptare-Enver Memeti

Për KKSH-në mund të votohet edhe në brendi të Serbisë nga ata qytetarë shqiptarë të cilët figurojnë në regjistrin e posaçëm zgjedhor.

Përveç shqiptarëve sot  votojnë edhe bashkësitë tjera etnike në Serbi për të zgjedhur këshillat e tyre kombëtare.