Home Aktuale Korrupsioni në nivel lokal, Vranjë , Bujanoc dhe Preshevë, rreth 85 %...

Korrupsioni në nivel lokal, Vranjë , Bujanoc dhe Preshevë, rreth 85 % e qytetarëve e vërejnë këtë dukuri

83
0
SHARE

Sipas hulumtimit për korrupsionin në Vrajë, Preshevë dhe Bujanoc, si dhe rekomandime për veprim në luftën kundër korrupsionit rezultatet u prezantuan në botim zyrtarisht në Vrajë të organizuar nga Qendra Rome për Demokraci (RCD). Ky hulumtim, si pjesë e projektit Koalicioni për Transparencë të Serbisë Jugore, i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, kishte për qëllim të afrojë punën e autoriteteve lokale me qytetarët, me qëllim që të bëjë veprimet e autoriteteve në vetëqeverisjen lokale  nivel sa më transparent, u tha në prezantimin e hulumtimit.

Danilo Miliq nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme tha se hulumtimi ishte bërë mirë, por se të dhënat ishin trishtuese dhe dëshpëruese. “Hulumtimi tregon se jo më pak se 85 për qind e banorëve të Vrajës, Preshevës dhe Bujanocit janë të vetëdijshëm për rastet e korrupsionit dhe mendojnë se korrupsioni është problem. Çka është më e keqja, pothuajse 50 përqind e njerëzve në ato qytete janë të vetëdijshëm se ka shumë korrupsion në komunat e tyre. Është e qartë se Serbia nuk po bën progres kur bëhet fjalë për korrupsionin, ajo tani është në vendin e 77-të ose të 78-të në botë sipas përhapjes së korrupsionit.

Është detyra jonë nga shoqëria civile që të nxjerrim në pah raste të tilla, të bëjmë një raport, të publikojmë një hetim të tillë, por të tjerat i takon dikujt tjetër”, tha Miliq. Hulumtimi për korrupsion në nivel lokal në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Vrajë, Preshevë dhe Bujanoc, i realizuar nga maji deri në gusht të këtij viti. Ky hulumtim fokusua në informatat, opinionet, perceptimet dhe përvojat e qytetarëve me korrupsion në nivel lokal, ku u perfshin më shumë se 800 qytetarë në komunat epërmendura të Serbisë jugore.