Kryetari i SNS Nenad Mitroviç i cili e përfaqëson partin e kryeministrit të Sërbisë Aleksandër Vuçiç pas formimit të koalicionit qeverisës në komunën e Buajnocit ka përcjellë një mesazh shum të hidhur për komunën e Bujanocit.
Mitroviç gjatë seancës konstituive ka thënë se, komunës së Buajnocit i kanoset rreziku i madh i zhvillimit ekonomik, sepse sipas tij koalicioni aktual nuk është i pranueshëm për kryeministrin Vuçiq dhe se kjo përbërje do të jetë shumë e rrezikshme për komunën e Buajnocit. Mitroviç, lideri i SNS në Bujanoc ka deklaruar se kryetar i i LPD-së nuk është i pranueshëm për koalicion për shkak të “deklaratave që dëmtojnë stabilitetin politik”. Kryeministri Vuçiq nuk kishte lejuar hyrjen e partisë së tij SNS që qeverisjen lokale në të cilën dhe vet Jonuz Musliu, që tashmë është kryetar i kuvendit komunal.






