Home Aktuale Fakulteti Ekonomik në Bujanoc hap dyert për maturantët(video)

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc hap dyert për maturantët(video)

1112
0
SHARE

Tashmë është shëndrruar në traditë që fakulteti ekonomik i Suboticës paralelja në Bujanoc t’i hap dyert për maturantët e kësaj ane.

Një aktivitet të tillë ndërrmori edhe sot fakulteti ekonomik në Buajnoc ku para maturantëve të shkollës së mesme”Sezai Surroi” dhe atyre të shkollës “Sveti Sava” promvoi programin dhe hapësirat që posedon ky fakultet.

Ermal Rexhepi  koordinator në këtë institucion arsimorë theksoi se sot në fakultetin ekonomik në  Bujanoc  kemi organizuar aktivitetin “Dyert e Hapura”.

“Ne në pika të shkurtëra do të i’a prezentojmë mundësitë të cilët ne i’u ofrojmë si fakultet këtu, hapësirat e studimit dhe drejtimin të cilin do të kenë mundësi të stodjojnë” theksoi Rexhepi.

“Këtë vit kemi Ekonomia dhe Biznesi Ndërkombëtar dhe Europian dhe kemi 90 vende buxhetore” ka thënë mes tjerash  Ermal Rexhepi  koordinator në fakultetin ekonomik në Bujanoc

Rexhepi po ashtu bëri të ditur se regjistrini është sikurse edhe viteve të tjera, në fund të muajit qershorë  bëhet dorëzimi i dokumenteve dhe provimi pranues

Fakulteti eknomik të Bujanoc vepron në kuadër të fakultetit ekonomik të Suboticës të Universitetit të Novisadit, i cilli është insititucion i akredituar shtetëror i cili për më shum se 55 vite edukon ekonimstë, menaxherë dhe informatecientë biznesorë./Lugina Press-TV Spektri/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=u6DQoAcvHCs ” width=”560″ height=”315″]