Home Aktuale Sivjet do të ketë Haxh për muslimanët e Luginës

Sivjet do të ketë Haxh për muslimanët e Luginës

212
0
SHARE

Sivjet do të ketë haxh për muslimanët e Luginës

Reisi i Rijasetit i Bashkësisë Islame të Serbisë Nexhmedin Saqipi, ka njoftuar se këtë vit për muslimanët e serbisë do të ketë haxh.
Në njoftimin e tij thuhet se ministria e Haxhit të Arabisë Saudite ka vendosur që Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë të jetë organizator zyrtar i Haxhit për territorin e Serrbisë.
Postimi i plotë:

Lajm i rëndësishëm

Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë njofton anëtarët e Islamit në Republikën e Serbisë se pas një pune intensive disa mujore dhe vendimit të Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite që Rijaset e Bashkësisë Islame të Serbisë të jetë organizator zyrtar i Haxhit në territorin e Serbisë, është kryer procedura teknike dhe është marrë pëlqimi për organizimin e haxhit të sivjetmë.

Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë,
Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi