Home Aktuale Gjilan: Pensionohet Junuz Ramadani, organizohet iftar, ish nxënësit e dërgojnë në Umre

Gjilan: Pensionohet Junuz Ramadani, organizohet iftar, ish nxënësit e dërgojnë në Umre

402
0
SHARE

Me rastin e daljes në pension të Jonuz Ramadani, profesor shumë vjeçar në medresen e mesme ” Alauddin”, paralelja në Gjilan është organizuar iftar.


Në iftarin në cilën morrën pjesë më se 300 musafir është ngritur lartë veprimtaria e tij.

E më emocionuese ishte surpriza e ish nxënësve të tij, të cilët i drejtoi si kujdestar i klasës.


Gjenerata e parë 94-98 e medreses, me paralele në Gjilan, përmes një mirënjohje e falëmderuan profesorin Junuz Ramadanin, kujdestarin e tyre për mësimet e çmuara, durimin,edukimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

E ndërkaq ata e shpërblyen me një dhuratë të çmuar, vizitë për në Meke për kryerjen e Umres së bashku me bashkëshortën e tij.

Ishin momente emocionuese të shoqëruara me lotë për profesorin Junuz ngase organizimi i iftarit, mirënjohja dhe dërgimi për në umre ishin surpriza për të.
Me këtë rast ai duke i falënderuar për të gjitha këto tha se kjo natë do të mbetet në kujtesën e tij përgjithmonë./Lugina Press/