Home LAJME Sinani: Doganierët më maltretuan të shtunën në Bllacë

Sinani: Doganierët më maltretuan të shtunën në Bllacë

1123
0
SHARE

Kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (FNDNJ)- Seksioni Maqedoni, Idriz Sinani, thotë se të shtunën në mbrëmje është maltretuar nga autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Bllacë. 

Deri sa është kthyer me bashkëshorten nga Shqipëria, përmes Kosovës, Sinani thotë se kur ka mbërri në “Bllacë” është provokuar nga pa asnjë shkak dhe më pas i është nënshtruar kontrollit detal.

“Në vendkalimin kufitar në Bllacë arritëm rreth orës 22 e 40 minuta, Më pyetën se ku kam qenë, iu tregova se në Shqipëri. Më pas më parashtruan edhe disa pyetje provokuese dhe filluan të më bëjnë kontroll detal të veturës. Me veti kisha bashkëshorten e sërmurë nga tensioni i lartë, dhe shpejtonim që sa më shpejtë të arrijmë në Shkup për të pranuar ndihmë mjekësore. Kjo nuk u bëri aspak përshtypje doganierëve, të cilët na kontrolluan rreth 30 minuta e më pas na lejuan të nisemi në drejtim të Shkupit”, thotë për “Lajm”, Sinani.

Ai është i bindur se shkak për këtë sjellje të autoriteteve doganore është aktiviteti i tij humanitar dhe kombëtar. Për këtë arsye, këtë sjellje Sinani do ta denoncojë edhe te përfaqësitë e huaja diplomatike.

“Unë jam i bindur se autoriteteve po ju pengon aktiviteti im dhe i organizatës humanitare që unë e drejtoj. Prandaj për këtë sjellje të patolerueshme do të njoftoj zyrtarisht përfaqësitë e huaja diplomatike në Maqedoni”, thekson Sinani. Në doganat e Maqedonisë nuk e kanë konfirmuar këtë rast.