Home SPORT Shkodran Mustafi, zgjedhja e tij Gjermania e jo Shqipëria

Shkodran Mustafi, zgjedhja e tij Gjermania e jo Shqipëria

810
0
SHARE

Të cuditshme; Kështu cilësohen nga mediat Gjermane zgjedhjet e trajnerit të pancerave Joachim Low për miqësoren e 5 Marsit ndaj, Kilit. Në listën e publikuar nga Low për miqësoren me amerikanojugorët mungojnë emrat e dy talenteve të futbollit gjerman Marco Reus dhe Julian Draxler. As sulmuesi I Bayernit, Thomas Muller nuk përfishhet në këtë listë por në lidhje me dy të parët përsa I përket Muller zgjedhja e Loë e ka një arsye, pasi futbollisti pësoi një dëmtin në sfidën e fundit që skuadra e tij zhvilloi ndaj Hanoverit dhe I duhet të qëndrojë jashtë për disa kohë. Gjithsesi edhe në lidhje me dy talentet, Reus dhe Draxler, Loë deklaroi se ai nuk I ka grumbulluar ata për shkak se se të dy futbollistët sapo janë kthyer në fushë nga dëmtimet respektive dhe nuk dëshiron ti rrezikojë në një takim miqësor. Megjithatë trajneri i Diemmannschaft nuk ka vepruar si me Reus dhe Draxler edhe për Bastian Schweinsteiger pasi mesfushori i Bayern Munich do të jetë i pranishëm në sfidën ndaj Kilit edhe pse vjen nga një dëmtim I gjatë.

Gjithsesi ajo që përbën më shumë rëndësi në zgjedhjet e Low edhe për ne shqiptarët është thirrja për herë të parë në kombëtaren e Pancerave e shqiptarit nga Maqedonia, Shkodran Mustafi. Në këtë mynyrë shuhen edhe shpresat e të gjithë shqiptarëve për ta parë mbrojtësin e Sampdorias të mbajë veshur, fanellën e kombëtares tonë. Dy emra të tjerë debutues në zgjedhjet e teknikut gjerman janë edhe mesfushori i Augsburg, Andre Hahn dhe sulmuesi I Hamburg Pierre-Michel-Lassoga. Gjithsesi në listën e Low nuk mungojnë as futbollistë të rëndësishëm si Mario Goetze, Toni Kroos, Mesut Ozil, Miroslav Klose, Per Mertesacker e Lukas Podolski.

 

LEAVE A REPLY